Duket se nuk ka qetësi në opozitën jo politike të Shqipërisë. Përtej sherrit për emrat për kandidatura për Bashkinë e Tiranës, një tjetër ‘përplasje’ po konsumohet jashtë vëmendjes së kamerave dhe të publikut.
Kryetari i Partisë së Pensionistëve të Shqipërisë, njëkohësisht ish-deputeti i dalë nga lista shumemërore e Partisë Demokratike, Selami Jenishehri ka lëshuar akuaz të rënda ndaj profesor Pëllumb Pilinçit, duke e akuzuar si spiun të amerikanëve.
“Unë jam djalë shkodrani, mo, nuk ka shkodran që bëhet shokë me një spiun. Ai ka jetu…A e din ç’a ka punuar ai? Spiun i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ka qenë dhe i plagsur. E thotë vetë.” – dëgjohet të shprehet Jeniçeri në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, duke pasur për qëllim profesor Pilinçin.
Me sa duket, ky sulm i Jenishehrit ndaj profesorit të ardhur nga Amerika për të shpëtuar Shqipërinë, ka filluar si rezultat i mospërfshirjes së kryetarit të Partisë së Pensionistëve në qeverinë ‘hije’ të tij, edhe pas kërkesave dhe interesave të mëdha publike të Jenisherit për një takim dhe një bashkëpunim publik mes tyre.
Kjo përplasje i shtohet halleve të opozitës, e cila, përveç Doktor Berishës, i shtohen edhe hallet e profesorëve Jenishehri dhe Pilinçi./ TemA