Pak para nisjes së Samitit të 7-të të Komunitetit Politik Europian në Kopenhagen këtë të enjte, një video e shpërndarë në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen.

Në pamjet që po qarkullojnë, Kryeministri shqiptar Edi Rama i drejtohet presidentit francez Emmanuel Macron me një batutë që sjell në vëmendje disa nga gafat e Presidentit të SHBA-së.

Bëhet fjalë për ngatërrimin e Armenisë me Shqipërinë, ku nga ana Trump është thënë se është “shuar konflikti me Azerbajxhanin”, ndërkohë që Shqipëria nuk ka regjistruar asnjë konflikt me këtë vend.

“Ti duhet të kërkosh falje, këtu, ne të dyve, sepse nuk na urove për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit,” dëgjohet të thotë Rama në video.