Që nga lashtësia, njerëzit kanë kërkuar mënyra për të kuptuar më mirë veten dhe botën që i rrethon, dhe një nga këto mënyra ka qenë përmes lidhjes së energjive me natyrën njerëzore. Astrologjia si një art i vjetër dhe i ndërlikuar, nuk ndalet vetëm në karakteristikat e shenjave të zodiakut, por shkon më tej, duke lidhur çdo shenjë me ngjyra të caktuara që rezonojnë me energjinë e saj të brendshme. Ngjyrat ndikojnë në emocionet tona, në mendimet tona, në mënyrën se si e përjetojmë botën dhe madje edhe në fatin tonë. Çdo shenjë e zodiakut ka tonalitetin e vet të ngjyrës, thotë numerologia dhe astrologia Liza Gjika e ftuar në “Rreze Dielli” në Report TV.

“Ngjyra është jeta dhe natyra na e ka dhënë modelin. Çdo ngjyrë mbart një frekuencë të caktuar dhe një mesazh të veçantë, që mund të përforcojë ose të balancojë tiparet tona sipas shenjës astrologjike që na përfaqëson”, thekson Gjika duke na zbuluar se cila është ngjyra e shpirtit tonë astrologjik sipas secilës shenjë.

Dashi është ekspresiv dhe për t’i kapur gjërat mirë ata duhet të veshin simbolet e tyre rozën ose të kuqen. Shenjat e zjarrit si Dashi dhe Luani veshin shumë të zezën, ka dy arsye, pasi janë dembel të ndryshojnë veprimet si dhe janë frikacakë, nuk guxojnë. Brenda fshehin shumë gjëra, dhe janë meshkujt që i veshin zakonisht këto ngjyra. Tek Dashi kemi ngjyrën e kuqen, që tregon aspektin luftarak, që i jep shumë fat, por duhet ta zbusin pak.

Demi përdor jeshilen, por Demi duhet të ketë ngjyrën e marinës, ajo i jep forcë dhe energji, i jep një sharm tjetër. Janë ushtarak si tipa, ndaj jeshilja dhe ngjyra blu marinë i përshtatet. Ngjyra luan rol të rëndësishëm njësoj si datat e lindjes.

Binjakët kanë ngjyrën pink dhe të kuqen, ngjyra që ju japin dritë e shkëlqim. Megjithatë Binjakët mund të mbërthejnë shumë ngjyra sepse janë shenja ajri, por e kuqja ju jep shumë forcë dhe dinamikë deri tek roza e lehtë.

Gaforrja ka ngjyrën perlë, si vishet Hëna vishet Gaforrja. Gjithashtu ka dhe ngjyrën blu të thellë si dhe ngjyrën portokalli në të tullës. Por zakonisht Gaforret veshin të zeza sepse janë pak të mbyllur brenda vetes.

Luanin kur e shihni me të zeza, e sigurtë që ka probleme. Ne i quajmë të fortë, por Luanët nuk guxojnë, kanë shumë krenari dhe ne ‘strukemi’ nga kjo fasadë që ata vendosin. Luani ka ngjyrën e fatit, që tërheq energjinë – portokallinë, të verdhën dhe mustardën.

Virgjëresha gjithashtu ka ngjyrat e Luanit me tone më të zbehta, por ka edhe jeshilen. Tek këto ngjyra e ka forcën Virgjëresha.

Peshorja ka ngjyrën rozë të bukur, që vihet në Tetor për simbole. Kemi ngjyrën e shegës dhe gjithashtu kemi ngjyra të ndërmjetme, përzjerjet e ngjyrave e bëjnë më të veçantë këtë shenjë.

Akrepi ka vishnjen e thellë si ngjyrë, aty e ka edhe energjinë, por i shkon edhe e zeza pasi Akrepi gjithmonë fsheh diçka.

Shigjetari ka të kuqen ose një larmi ngjyrash, sepse ndryshojnë shumë sipas situatave dhe periudhave. I pëlqejnë ngjyrat, guxojnë dhe luajnë me to.

Bricjapi ka ngjyrën e zezë, por nuk përjashtohen ngjyrat e tokës ose e bardha dhe perla.

Ujori ka kuadratet e vogla me ngjyra të imta që tregon edhe ujin edhe qiellin. Ngjyrat gri dhe bojëqielli i japin energji shumë, kuadratet tregojnë mençurinë e tyre.

Peshqit kanë të gjitha ngjyrat, kanë vjollcën dhe bojëqiellin, por kanë edhe xixat. Peshqit guxojnë sepse futen tek shenjat që ndryshojnë në situata të ndryshme, janë shumë artistë.