Prokurori Klodian Braho kandidati i parë që ka shprehur interesin, duke dorëzuar platformën për postin e drejtuesit të SPAK.
Afati i fundit për shprehjen e interesit dhe dorëzimin e platformës është dita e mërkurë, 8 tetor, sipas vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Pas mbylljes së afatit, KLP do të ketë në dispozicion dy muaj për të shqyrtuar kandidaturat, zhvilluar intervistat publike dhe për të marrë vendimin me votim.