Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se kandidatet e Partisë Socialiste për bashkitë kryesore të vendit, Ogerta Manastirliu për Tiranën dhe Bruna Mersini për Vlorën, janë fituese të padiskutueshme të garës elektorale që po afrohet.
Në një koment për kundërshtarët, Rama i përshkroi ata si shembullin më kuptimplotë të humbjes së radhës dhe shtoi se opozita është e përfshirë në një situatë dëshpëruese.
“Këneta është kaq e dëshpëruar, sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati gjoja të pavarur, që për vite të tëra ka argëtuar publikun, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste,” – theksoi Rama.
Kryeministri shtoi se nuk gjykon aktorin për rolin e tij të ri, duke theksuar se “aktorët me role jetojnë”, ndërsa u shpreh se kush voton Ogerta Manastriliun ka votuar Edi Ramën.
“Kush voton mua dhe Partinë Socialiste, do të votojë Ogertën, për të dhënë kryeqytetit drejtuesen e duhur dhe qeverisë partneren e duhur në krye të bashkisë, për të vijuar transformimin e Tiranës drejt vizionit Shqipëria 2030,” deklaroi Rama.
Me votën për kandidatët socialist në këto zgjedhje të pjeshme lokale, Kryeministri Rama konfirmoi vazhdimësinë e projekteve transformuese në qytetet kryesore, ndërsa sipas tij, opozita përballet me krizë të brendshme dhe mungesë alternative reale.




















