Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, komentoi zgjedhjet lokale në Kosovë.

Haxhiu deklaroi se në këto zgjedhje, Vetëvendosje ka pasur rënie me 11 përqind.

Po ashtu, Baton Haxhiu tha se Kosova është shembull në respektin ndaj qytetarëve në zgjedhje, teksa kandidatët kanë dalë në debate publike në studio televizive.

“Zgjedhjet nuk kishin ndonjë surprizë të madhe. Gara për Prishtinën ka qenë interesant. KQZ e Kosovës është shumë hapa përpara në numërimin e votave. Në Kosovë, të gjithë kandidatët janë ballafaquar në televizion. Janë bërë debate në tre a në katër studio. Nëse shihet respekt për qytetarët, Kosova është shembull. Vetëvendosje në parlamentin e Prishtinës është në vendin e tretë. Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind të votave në këto zgjedhje”, tha Haxhiu.