Në një intervistë për emisionin “Trialog” në RTSH, kreu i SPAK, Altin Dumani, ka folur edhe në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
Dumani tha se vendimi i Kushtetueses nuk ka lidhje me çështjen që SPAK ndjek penalisht për Veliajn apo masën e sigurisë ndaj tij.
“Gjykata Kushtetuese ka patur në shqyrtim një objekt tjetër shkarkimin dhe dekretin e Presidentit. Nuk ka lidhje me çështjen që ndjekim ne penalisht, nuk ka ndikim në hetimet tona apo masën e sigurisë që rëndon ndaj zotit Veliaj.
Nuk dua të futem në detaje është gjykata që vendos nëse vazhdojnë apo jo të qëndrojnë kriteret për masën e sigurisë. Është ajo që shprehet”, tha Dumani.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese la në detyrë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa rrëzoi edhe dekretin e presidentit zgjedhjet lokale në kryeqytet.




















