Në kishat ortodokse tashmë ndihet atmosfera e Krishtlindjes. Për besimtarët e krishterë ortodoksë data 15 nëntor daton me fillimin e periudhës së përgatitjes për festën e madhe dhe shumë të rëndësishme të Krishtlindjes, pra me fillimin e Kreshmës.
Kjo është një prej periudhave kreshmore që Kisha ka vendosur si kohë përgatitore për të pritur denjësisht festat e mëdha.
Kreshma e Krishtlindjes është kreshmë e gëzueshme, sepse edhe vetë ngjarja, Lindja e Krishtit, e cila kremtohet në 25 dhjetor, solli gëzim shumë të madh. Gjatë kësaj periudhe të përcaktuar nga Kisha, besimtarët përgatiten me kreshmë dhe paralelisht përjetojnë të gjithë himnologjinë e po kësaj periudhe, në mënyrë që të jetojnë ngjarjen e madhe të Ardhjes së Perëndisë në tokë.


















