Gazetari Ben Andoni, ka folur në “Balkan Talks” lidhur me protestat që po zhvillohen në Serbi për tragjedinë në Novi Sad në 1-vjetorin e incidentit.
Si një person që e ka parë nga afër situatë në Serbi, Andoni përshkroi një atmosferë të rënduar dhe një shoqëri serbe të mbërthyer nga ankthi e pasiguria.
Më tej, gazetari kritikoi arrogancën dhe diskursin e presidentit Aleksandar Vuçiç, që sipas tij janë rritur mjaftueshëm.
“Ndjesi e hidhur, mua me duhet të shkoj një herë në vit për shkak të një anëtarësie në Serbi, ishte ndjesi e hidhur sepse në panairin e madh të Beogradit, gati ¼ e botuesve të njohur e kishin bojkotuar, të shikoje panairin aq të rrudhosur…
Për pjesën e shoqërisë civile, kanë një gjendje ankthi shumë të madh. Gjendje e cila lidhej që me përvjetorin e ngjarjes tragjike, por më pas dhe me ngjarjet që do pasonin. Ndjesia e serbëve ishte e ndjesia e të pakuptueshmes, ndjesia të cilën ata nuk e kanë më në dorë. Nuk dinë më forcat që janë kundër tyre, dhe arrijën ta mbajnë Vuçiçin në fuqi.
Arroganca dhe diskursi Vuçiç ka kapur parametra të jashtëzkaonshëm. Ka një problem, përballja e insitucioneve të brendshme. Njerëzit kanë filluar të jenë gjithnjë e më të ashpër me regjimin Vuçiç”, tha Andoni.




















