Kryetarja e komisionit te Ekonomisë, Milva Ekonomi e ftuar në ABC News foli për projektbuxhetin 2026, që është kthyer në kryefjalën e ditëve të fundit.

Fokusi vitin e ardhshëm duket se do të jetë tek pensionet dhe pagat dhe indeksim e rritje të tyre.

Gjatë kësaj interviste Ekonomi tha se buxheti gjithashtu parashikon që të ketë një rritje të qëndrueshme.

Më tej tha Ekonomi e cila tha se buxheti 2026 ndryshe mund të quhet si kontrata me qytetarin.

“Ky buxhet ka një emër të caktuar këtë vit dhe është kontrata me qytetarin. Programi qeverisës ka në qendër të vëmendjes mbështetjen që i japim të gjithë qytetarëve shqiptarë duke filluar nga pensionistët nga njerëzit që janë në sektorin e punësimit qoftë në atë privat apo publik. Padyshim edhe ata që janë privat kanë mbështetjen e qeverisë. Pra emri i këtij projektbuxheti është kontrata me qytetarët dhe ka edhe katër shtyllat. Së pari lidhen me fillin që ka pasur gjithë programi qeverisës që është integrimi në BE. Të gjitha arritjet për kontratën me qytetarët i ka të mbështetura në rritjen ekonomike që Shqipëria ka ndjekur, konsolidimin fiskal dhe në mbështetjen që jep BE. Pra mbështetja e popullatës është fokusi kryesor”, tha ajo.