Nga Ura e Mifolit në Novoselë të Vlorës, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako bëri më përditësim mbi situatën e krijuar nga reshjet dhe daljet e lumejve nga shtrati. Çako theksoi se situata vijon të mbetet ende në emergjencë dhe gatishmëri të plotë. Referuar lumit Vjosa, Çako tha se ka një ulje të nivelit të ujit prej disa orësh, ndërsa prurjet mbeten në nivele të menaxhueshme. “Jemi në ditën e 4. Jemi akoma në situatë emergjence në shkallë vendi. Situata është në kontroll, të gjithë institucionet, strukturat janë të angazhuar sipas prefektuarave dhe bashkivee. Momentalisht jemi në Urën e Mifolit, ku theksojmë se gati 12 orësh ka filluar rënia e nivelit të Vjosës. Është larguar risku i shtuar, dhe presim që të hyjë totalisht në shtratin e vet pasi edhe nivelet në Përmet dhe Memaliaj kanë rënë ndjeshëm nga dje, ku intensiteti i prurjeve ishte deri në maksimale. Nuk kemi aktualisht probleme me banorët, por prezencë uji. Pas fazës menaxheriale të emergjencës, fillojmë me rehabilitimin. E kemi filluar në Sarandë, Lezhë dhe vende të tjera ku ka pasur nevojë.”, u shpreh ai. Ai u ndal edhe te situata e krijuar në të gjithë vendin, si në Shkodër, Lezhë dhe Devoll, ku pati dëmtime të argjinaturave dhe prezencë të ujit në toka bujqësore. Nga emergjencat, sipas tij, është ndërhyrë ku ka patur nevojë edhe për evakuime banorësh apo të gjësë së gjallë. Ai tha se në Lezhë, argjinatura e lagunës është rehabilituar plotësisht, ndërsa në Çukë të Sarandës ëshhtë ndërhyrë paraprakisht por pritet largimi i ujit, për një tjetër ndërhyrje. Çako tha gjithashtu se priten reshje më pak intensive për shkak të uljes së temperaturave, dhe më pas për të bërë një verifikim të situatës dhe dëmeve të shkaktuara.
Çako: Jemi akoma në situatë emergjence në shkallë vendi, niveli i Vjosës ka rënë! Nuk ka aktualisht probleme me banorët
Demo: Interes i lartë për Paketën e Maleve…
Rreth 5 mijë aplikantë kanë shprehur interes për Paketën e Maleve.
Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, njoftoi se paketa për vitin 2026 do të...
Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 3 Janar 2026
Dashi
Planetët do ju përkëdhelin mjaft gjate kësaj dite dhe do ju bëjnë te ndiheni me se miri. Do e shprehni pa dorashka dashurinë qe...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga dëbora dhe ngricat
Gjatë orëve të fundit, disa familje, përfshirë edhe fëmijë, kanë mbetur të bllokuara në segmente të ndryshme rrugore në Qarkun e Shkodrës, për shkak...
Fenerbahçe ofron 25 milionë euro për Nkunku, Milani e refuzon, por…
E ardhmja e Christopher Nkunku vazhdon të jetë temë diskutimi në median italiane dhe atë turke. I ardhur te Milani vetëm në castet e...
U tall me nënshtetësinë e tij franceze, aktori i njohur i Hollywood-it i kundërpërgjigjet...
Aktori i njohur hollivudian George Clooney ka reaguar ashpër ndaj Presidentit amerikan Donald Trump, pasi ky i fundit kritikoi vendimin e Francës për t’i...
Serbët nuk ia falin Shqipërisë, i la pa Botëror, pa trajner dhe pa një...
Kupa e Botës FIFA do të mbahet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada ndërkohë që Shqipëria ka...
“Kam çfarë humbas”/ Lagu me birrë Keijsin, Kristi i revoltuar në Dhomën e Rrëfimit:...
Kristi dhe Keijsi kanë pasur debate të forta në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku këngëtari ditën e djeshmi i ka derdhur birrë...
Zbulohen vendet që udhëhoqën ekonominë globale në vitin 2025
Në 2025, ekonomia globale u rrit rreth 3%, papunësia mbeti e ulët dhe tregjet e aksioneve shënuan fitime, por inflacioni vazhdon të shqetësojë, duke...
Ngjeshet kalendari i ndeshjeve në 2026-n, për herë të parë UEFA aplikon një format...
Viti 2026 i rezervon Shqipërisë mundësinë e artë për të marrë pjesë në Kupën e Botës, me praninë e parë në play-off në mars...
Ndërtimet në Durrës/ Paralajmërimi i urbanistëve: Zhvillimi pa plan po dëmton trashëgiminë historike
Qyteti bregdetar i Durrësit po zhvillohet me ritme të shpejta, po gjatë këtij procesi po humbet edhe fytyrën e tij historike.
Ndërtimet shumëkatëshe po zënë...




















