Pas debateve ditën e djeshme në mbledhjen e degës Paskuqan-Kamëz, Anila Aliaj njofton se është përjashtuar nga funksioni i anëtares së kryesisë të PD-së.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Aliaj ka njoftuar këtë përjashtim, pasi Noka dhe Vokshi nuk pranuan që ajo të ngrinte shqetësimet.
Dhe pse veprim nga ana e Nokës mori kritika të forta, por kjo nuk shërbeu as për reflektim minimal.
”Dhe masa erdhi, përjashtimi nga grupi për njoftim të anëtarëve të kryesisë.
Si gjithmonë, unë dola fituese, mora respekt dhe përkrahje nga mijëra qytetarë.
Fituese pa figurë, pa pushtet, por vetëm me dinjitet, forcë e zë.
Unë fitova respektin dhe mbështetjen; ju fituat mospërfilljen dhe faqen e zezë.
Ta thashë në sallë, me 70 burra; e vetmja femër si anëtare kryesie.
Vërtet jam femër, por kam burrni shumë më shumë se ju. I paburri nuk është ndryshe, vetëm si ju”, shkruan ajo.


















