Episodin e radhës të podcastit, kryeministri Edi Rama e ka nisur duke risjellë dhe njëherë në fokus të gjitha zhvillimet e javës së lënë pas. Një ndër çështjet që ka marrë vëmendjen më të lartë, është indeksimi i pensioneve si dhe rritja e pagave në sektorët publikë dhe privatë.

Gjithashtu në janar të vitit 2026, në Shqipëri nuk do të ketë pagë minimale nën 500 euro.

“Lajm për pensionet është pasur për rritjen e pagave. Një rritje e konsiderueshme dhe ajo dhe e shtrirë në të gjithë sektorët, por mbi të gjitha e diktuar nga rritja e premtuar e pagës minimale nga janari i vitit që po troket ku paga minimale në sektorin publik dhe privat, në Shqipëri nuk do të ketë pagë nën 500 euro”, tha Rama.

Kryeministri gjithashtu foli dhe për mbledhjen e parë qeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë duke vënë në vokus 16 marrëveshjet e ratifikuara ku përfshihen investime në sektorë të ndryshëm jetikë.

“Këtë javë kemi pasur dhe mbledhjen parë mes dy qeverisë Shqipëri-Itali në historinë tonë, një ditë e veçantë në të gjithë hisotirnë e marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit tonë. Shqipëria në një stad si kurrë më parë përsa i përket dinjitetit dhe respektit ndërkombëtar. Mbledhja e përbashkët, një format i mirë njohur për ne nga mbledhjet me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. U materializuan 16 marrëveshje që janë të lidhura me një volum të konsiderueshëm, financimesh dhe punësh të përbashkëta”, tha Rama.