Selvije Jao, bashkëshortja e Shpat Kasapit, i cili ndërroi jetë papritur si pasojë e një ataku në zemër, ndan dhimbjen e saj për humbjen e tij.

Në një postim emocionues në rrjetet sociale, ajo tregon për vuajtjen, lodhjen dhe boshllëkun që la Shpati në jetën e familjes.

Reagimi i bashkëshortes së Shpat Kasapit:

Ndrove jete ne krahet e mi, o jetë…

Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentat né ltali, qe te mund ta çonim sa m? shpejt tek logopedët më te mire. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di!

Sa te afert kemi qene, sa bashkëpunues n? privatësine tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur babi… nuk prite, Shpat. Nxitove dhe na le ketu vetëm, pa ty.

E le Roelin jetim, o Shpat…

Në kohën kur më së shumti kishte nevojë per ty.
Në kohën kur duart e tuai duheshin më shumë se kurrë.
Si t ia shpjegoj Roelit qe babi nuk eshte me?
M? thoje gjithmonë se do të m? doje deri sa vdekja te na ndante… por pse u ndave nga jeta në krahët e mi, pse ma këpute zemrën keshtu, o jetë?
Inshallah takohemi në Xhenet…
Allahu te deshi prané vetes por une mezi pres te zgjohem nga gjumi dhe t? jesh k?tu për ne.