Kryeministria ka depozituar këtë të premte një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave, Ballukut, vendim i marrë më herët nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO.
Sipas dokumentit të dorëzuar në Kushtetuese, qeveria kërkon:
Shfuqizimin e vendimit nr. 118, datë 19.11.2025, të GJKKO-së, për pjesën që ka vendosur masën ndaluese ndaj Ballukut;
Pezullimin e këtij vendimi deri në përfundimin e shqyrtimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese;
Interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës, i cili përcakton kompetencat e Kryeministrit dhe të Këshillit të Ministrave.
Dokumenti i dorëzuar nga Kryeministria sqaron kërkesën e saj dhe kërkon një përgjigje ligjore nga Gjykata Kushtetuese për të vendosur nëse vendimi i GJKKO-së mbetet në fuqi ose pezullohet deri në përfundimin e shqyrtimit.




















