Gjykata Speciale e Kosovës e cila ka vënë nën akuzë liderit kryesorë të UÇK-së, ka caktuar seancë pikërisht sot, ditën e Festës Kombëtare të Shqipëisë dhe shqiptarëve.

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalën e tij, ka shprehur pakënaqësinë e tij në caktimin e 28 nëntorit si ditë seance.

Në fjalën e tij të shkurtër Thaçi deklaroi: “Zoti kryetar, është me rëndësi që në këtë gjykatë të mos ndodhin gjëra, të cilat nuk ndodhin në shtetet tuaja përkatëse.

Si çdo popull, edhe ne shqiptarët kemi historinë, traditat dhe vlerat kombëtare e shtetërore. Mendoj se caktimi i kësaj séance pikërisht sot më 28 nëntor do të duhej të evitohej.

Mbajtja e kësaj séance pikërisht sot më 28 nëntor, për mua dhe çdo shqiptar është një befasi jo e mirë. i nderuari gjyqtar! Sot çdo shqiptar ka festë kombëtare, shtetërore dhe familjare, sepse është festa e dinjitetit dhe e krenarisë kombëtare, ku sic cdo popull i lirë në botë festoon dhe kujton.

Sot, çdo familje shqiptaret dhe institucion edhe i Kosovës, edhe kujton edhe festoon. Ndaj mua nuk më mbetet tjetër veçse të uroj shqiptarët për festën e 28 nëntorit, që të festojnë të bashkuar, krenar dhe me dinjitet.