Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kërkuar sot që të përfshihet në hetimet për ngjarjet e 21 janarit si person me dijeni për rrethanat dhe faktet e ngjarjes.
Sipas njoftimit nga Partia e Lirisë, Meta ka thirrur avokatin e tij, Kujtim Cakrani, dhe i ka kërkuar që të dorëzojë një kërkesë pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, për të marrë pjesë në hetime si person në dijeni.
Në njoftimin zyrtar të Partisë së Lirisë, theksohet se Meta ka kërkuar konkretisht nga prokurori A. Shehu që të marrë në pyetje për ngjarjet e 21 janarit, duke shprehur gatishmërinë për të dhënë informacion mbi çështjen.




















