Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvillon sot takimin e saj të fundit në grupin kualifikues për Kupën e Botës 2026. Pavarësisht rezultatit të ndeshjes me Anglinë, kuqezinjtë kanë arritur historikisht kualifikimin në play-off, një objektiv unik në historinë e futbollit shqiptar.

LIVE SHQIPËRI-ANGLI 0-0

29’ Zbritje e rrezikshme e kuqezinjve, aksioni i Uzunit ndalet për pozicion jashtë loje.

28’ Anglezët provojnë një goditje dënimi, Strakosha kontrollon topin.

25’ Hysaj detyrohet të largohet për shkak të problemeve fizike; vendin e tij e merr Ivan Balliu.

18’ Hysaj provon një gjuajtje nga distanca që kalon mbi traversë.

17’ Rajs tenton një goditje fluturimthi në zonë, topi shkon mbi traversë.

15’ Ramadani ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Kejn.

13’ Goditje këndi e Anglisë, Laçi fiton faull pas ndërhyrjes së Stouns.

7’ Kejn pason për Rajs, por mbrojtja dhe Strakosha neutralizojnë sulmin.

5’ Hoxha harkon nga e majta, topi devijohet në këndore nga Stouns.

4’ Rajs merr topin në zonë dhe gjuan, por ndalet nga Strakosha.

1’ Anglia nis ndeshjen me një goditje këndi pas një aksioni nga Eze.

1’ Nis dueli në “Air Albania”.