Dita e nesërme është shpallur zi kombëtare pas vdekjes së ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano. Më datë 2 nëntor, në Pallatin e Kongreseve do të mbahen homazhet në nderim të figurës së tij.
Nga ora 11:15 personalitete të botës politike dhe jo vetëm do të marrin pjesë në cermoni. Një pjesëtar i familjes së Nanos do të mbajë një fjalim, gjithashtu dhe kryeministri i Republikës, Edi Rama, i cili dhe pasuesi i Fatos Nanos në këtë parti.
Në fund, me nderime, trupi i Nanos do të niset në orën 12:05 nga Pallati i Kongreseve për në banesën e fundit, që do të jetë në Sharrë.




















