Sipas burimeve drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Eduart Merkaj, ështër thirrur me urgjencë në zyrë nga Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu pas ngjarjes ku u plagos Muçi Shaljani, pranë aeroportit të Rinasit.

Më herët, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar mbi rastin duke bërë me dije se rejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ministria e Brendshme njoftoi se të gjitha rekrutimet e fundit janë duke u verifikuar, ndërsa hetimet për plagosjen po vijojnë.