Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi të dielën se forcat ukrainase, amerikane dhe evropiane janë në kontakt të ngushtë gjatë bisedimeve në Gjenevë dhe ai shpreson që “të arrihet një rezultat”.

“Gjaku duhet të ndalet dhe duhet të sigurojmë që lufta të mos rinisë më kurrë. Pres rezultatet e bisedimeve të sotme dhe shpresoj që të gjithë pjesëmarrësit të jenë konstruktivë. Të gjithë kemi nevojë për një përfundim pozitiv,” deklaroi Zelensky në X.