Zërat nisën të shtoheshin sidomos gjatë verës, kur qarkulluan pamje të tyre së bashku në jug të Shqipërisë.

Megjithatë, të dy kanë qenë të rezervuar, duke mos e konfirmuar apo mohuar kurrë këtë lidhje. Por së fundmi, një detaj nga vetë Sara Hoxha duket se i ka dhënë fund të gjitha dyshimeve.

Ajo postoi në Instagram një moment të ëmbël familjar. Në video, Sara shfaqet duke hapur qeset me ushqim së bashku me vajzën e saj, Poin. Mirëpo, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi një palë duar të tjera që ndihmonin në hapjen e paketave.

Syrit të mprehtë të ndjekësve nuk i shpëtoi ora e dorës që mbante personi në fjalë.

Menjëherë u bë lidhja: është e njëjta orë luksoze dhe karakteristike që Erik Fullani mban vazhdimisht dhe e ka shfaqur shpesh në postimet e tij. Për të vënë “vulën”, vetë Eriku kishte postuar pak më parë një video ku tregonte pikërisht atë orë.

Pas pamjeve të verës, ky duket të jetë hapi tjetër që vërteton se çifti ka vendosur të mos fshihet më.