Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është pritur nga Presidenti i SHBA Donald Trump jashtë Krahut Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë.
I pyetur nëse planifikon një takim me presidentin rus Vladimir Putin në Budapest, Trump është shprehur se “gjithmonë ka një shans”.
Më herët ishte raportuar për një mundësi takimi mes Trump dhe Putin në Hungari, pas një telefonate të zhvilluar muajin e kaluar.
Megjithatë, Presidenti amerikan vendosi ta anulonte, pasi dyshonte se një takim i tillë nuk do të sillte përparim në përpjekjet për paqe në Ukrainë.
Pas pritjes, Trump dhe Orban pritet të zhvillojnë bisedime në Sallën e Kabinetit.




















