Të gjithë deputetët e Tiranës i janë i drejtuar sot selisë së PS, ku u mbajt mbledhja me kreun e ekzekutivit.
Zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ish-deputetët e Rienergjizim PS Tiranë:
Organizimin të partisë në Tiranës, komunikimit me njerëzit dhe adresimin e problematikave të njësive.
Mos të humbim ritmin e punës së partisë në Tiranë, mëson gazetari i top Channel, Muhamed Veliu.
“Pavarsisht situatës nga Kushtetuesja ne duhet të jemi gati për zgjedhje në çdo kohë”, thuhet në burime të Veliut brenda mbledhjesh.
Top Channel mëson se është një takim i thirrur nga kryeministri Edi Rama.
Nuk dihet ende qëllimi takimit dhe tema kryesore, ndërsa kujtojmë se një nga zhvillimet e fundit e cila prek politikisht PS është vendimi i Kushtetueses për të anuluar zgjedhjet e pjesshme në Tiranë.
Më herët, PS kishte dalë me Ogerta Manastirliun si kandidate për bashkinë e Tiranës, por tashmë Kushtetuesja vendosi se zgjedhje nuk do të ketë dhe kryetar bashkie do të vijojë të jetë Erion Veliaj.




















