Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, ka komentuar pjesëmarrjen e ulët të të rinjve në zgjedhjet e pjesshme. Ai u bëri thirrje forcave politike që të ndërmarrin nisma konkrete për të rritur angazhimin e të rinjve në proceset zgjedhore.

“Është trend edhe në vende të tjera që ky grup votuesish nuk kanë interes të madh për të qenë të aktivizuar në procese politike, mesa duket edhe Shqipëria nuk bën përjashtim nga ky trend europian, apo edhe global, për aq sa unë e njoh që është kështu. Ne kemi bërë shumë për të nxitur pjesëmarrjen e të rinjve në procesin zgjedhor, por edhe partitë politike dhe organizata të ndryshme duhet të punojmë në nxitjen e kësaj grupmoshe për të qenë më të interesuar”, tha Celibashi.