Kryeministri Edi Rama dhe homologja e tij italiane, Giorgia Meloni, kanë nënshkruar sot në Romë një sërë marrëveshjesh për thellimin e bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë në disa sektorë kyç.

Marrëveshjet përfshijnë fusha si kujdesi shëndetësor, energjia, mjedisi, industria e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimi i migracionit, arsimi, inovacioni, diaspora dhe transformimi ekonomik.

“Romë – Shkëmbimi i Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë mbi bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen e zgjuar,” shkroi kryeministri Rama në një postim në Facebook.