Në Romë janë nënshkruar 16 marrëveshje bashkëpunimi, mes Shqipërisë dhe Italinë. Në një konferencë të përbashkët, me kryeministren italiane Giorgia Meloni, kryeministri Edi Rama tha se Italia ndër vite ka mbështetur Shqipërinë. Më tej tha se sot u arritën marrëveshje shumë të rëndësishme.

“Janë shumë gjëra që bëhen. Sot po flasim për këtë marrëveshje, por ka shumë gjëra që ecin mes nesh, Sot u fol edhe për ndihmë që Italia i jep Shqipërisë ndër vite, një përcjellje e njohurive, ne sot folëm edhe për shtimin e volumit të asistencës nga ana e Italisë, por edhe për tekste të të drejtës europiane. Pra puna që ne bëjmë, falë shoqërimit që Italia në bën, jo sot, por që në krye të këtij rrugëtimi është shumë e madhe”

Nga ana e saj Meloni shtoi se Italia do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë, e ndalur tek negociatat, nënvizoi se është me rëndësi që pasi të mbyllen ato teknike të hapen edhe ato politike.

“Nëse ne duam të mbërrijmë në atë që do të bëjmë pjesën tonë në hapjen e negociatave politike në fillim duhet të mbyllim ato teknike. Sic e thashë uroj të përkojë me marrjen e Kryesisë së Presidencës së BE dhe patjetër që mbështetja do të jetë e madhe. Fakultetet tona të drejtësisë mund të japin mbështetje në hartimin e kodit penal. Jemi të gatshëm ta shoqërojmë Shqipërinë në arritjen e një objektivi të përbashkët”, tha Meloni.