Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Samitin e Euronews u shpreh se në Shqipëri do të krijohet një prokurim publik i bazuar plotësisht në IA, i projektuar për të ndihmuar vendimmarrjen e qeverisë.

“Mund të pranojmë mbështetje, partneritet, ndihmë, por nuk pranojmë leksione nga askush për luftën kundër korrupsionit”, tha Rama.

Ai u shpreh se Shqipëria po luftoj korrupsionin në një mënyrë sistematike përmes modernizimit. Rama shtoi se Shqipëria është vendi i vetëm që përdor inteligjencën artificiale për të përshtatur legjislacionin e saj të brendshëm me rregullat e BE-së.

Ai tha se vendi po përpiqet të ecë përpara përmes procesit të integrimit sa më shumë që të jetë e mundur”. I pyetur nëse do të mbështeste krijimin e një Komisioneri Europian të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, Rama tha: “Nuk është puna ime t’i them Brukselit se çfarë të bëjë.”

“Do të jem shumë i lumtur ta prezantoj Diellën me këdo që është në anën e BE-së,” shtoi ai, duke iu referuar ministres së inteligjencës artificiale.