Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar rreth 30 minuta përpara nisjes së protestës së paralajmëruar nga opozita.

Në një deklaratë publike, ai akuzoi qeverinë për manipulim të procesit zgjedhor dhe njoftoi nisjen e një serie protestash të pandërprera.

“Opozita bëri gjithçka për një proces të ndershëm zgjedhor. Qeveria bëri gjithçka ta shndërrojë në farsë. Sot çdo shqiptar mban në dorë prova kombëtare e ndërkombëtare se me Edi Ramën nuk ka rotacion me votë. Prandaj nis sezoni i protestave të pandërprera deri në dorëheqjen e Ramës dhe Lubisë!”-shkruan Berisha.

Protesta pritet të nisë në orët e pasdites.