Pas mbylljes së qendrave të votimit, në Tepelenë ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e pjesshme. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi kishte parashikuar fillimin e procesit rreth orës 22:00, por kutitë e para janë hapur më herët.
Për herë të parë në këtë bashki, do të përdoret edhe një sistem i numërimit me Inteligjencë Artificiale, i cili do të funksionojë paralelisht me numërimin manual. Procesi po zhvillohet aktualisht në qendrat e votimit Progonat ,4356, Nivicë, 4359 dhe Sinanaj, 4360, ndërsa në katër bashkitë e tjera numërimi pritet të nisë së shpejti.
Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 18.45% e 334,539 qytetarëve me të drejtë vote në pesë bashkitë. Mat ka shënuar pjesëmarrjen më të lartë me 39.36%, e ndjekur nga Tepelena me 34.63%, Cërriku me 25% dhe Berati me 19.98%. Pjesëmarrja më e ulët u regjistrua në Vlorë, me vetëm 12.54% të zgjedhësve që morën pjesë.
Këtu do të njiheni me rezultatet të cilat do të përditësohen moment pas momenti.
lajmi në përditësim




















