Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka vijuar ditën e sotme në Rinas, Tiranë.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se vijon puna për të liruar trotuaret, rrugët dhe hapësirat publike të zaptuara.
“Vijojmë punën për të liruar trotuaret, rrugët dhe hapësirat publike të zaptuara.
Rinas , shkruan Rama.
Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur që nga muaji korrik, ku struktura prej druri, xhami, metalike dhe betoni janë larguar nga hapësirat e përbashkëta.




















