Rita Ora ka befasuar publikun me një deklaratë të pazakontë, duke thënë se beson se mund të jetë “shtrigë”. Këngëtarja 34-vjeçare u shpreh se kjo “fuqi mistike” është një “gjen” që, sipas saj, trashëgohet në familjen e saj, shkruan Daily Mail.
Gjatë paraqitjes në podcastin Happy Hour Overheard, Rita tha: “Gjyshja ime ka qenë 100% shtrigë. Për nënën time nuk jam shumë e sigurt nëse e ka atë gjen, por unë besoj se e kam patjetër.” Ajo e cilësoi madje edhe martesën e saj si një ngjarje “shpirtërore” dhe pranoi se ka një pasion të veçantë për jogën dhe astrologjinë.
Rita tregoi edhe ritualet që e ndihmojnë të qëndrojë e balancuar: “Bëj lexime javore, hap letrat e tarotit… Në fund të ditës, mjafton që diçka të të japë shpresë, dhe kjo është e gjitha që të duhet.” Ajo tha se beson “100 për qind” në astrologji, duke shtuar: “Sinqerisht mendoj se duhet të jetë fe më vete. Më pëlqen ideja që shpirtrat mund të të udhëheqin në rrugën tënde.”
Edhe para performancave, këngëtarja ruan një qetësi të brendshme: “Disa pëlqejnë muzikë të çmendur, marrin shot-e… Unë nuk jam aspak rock ’n’ roll para se të ngjitem në skenë. Jam shumë sportive bëj ushtrime, vendos muzikë relaksuese. Gjithçka është shumë chill.”
Rita ka treguar edhe më parë ndikimin që i ka pasur një faxhore: “Më tha: ‘Jeta jote është si një grusht rëre… Gjithçka varet nga mënyra se si e mbron atë grusht rëre.’” Sipas saj, ky mesazh i ka ndryshuar qasjen ndaj jetës: “Dikur nxitohesha shumë… Tani mundohem të ec pak më qetë… Reagimet impulsive zakonisht janë ato që i pendohesh.”




















