Udhëheqësit e Ukrainës, Moldavisë dhe Ballkanit Perëndimor i janë bashkuar Euronews në samitin historik në Bruksel për të çuar përpara kandidaturat e tyre për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian në një moment kritik gjeopolitik.
President i Këshillit Evropian, Antonio Costa gjatë fjalimit të theksoi se zgjerimi i BE-së është investimi më i mirë për të ardhmen e rajonit.
“Që nga ditët e para të mandatit tim, e kam bërë zgjerimin një nga prioritetet e mia kryesore. Është një prioritet në të cilin besoj thellësisht. Dhe konteksti aktual gjeopolitik e bën këtë prioritet edhe më urgjent dhe të domosdoshëm për Bashkimin Evropian”, tha António Costa, President i Këshillit Evropian, gjatë fjalimit të tij kryesor në Samitin e Zgjerimit të BE-së në Euroneës.
“Një Bashkim Evropian i zgjeruar do të thotë një Evropë më e sigurt, më e fortë dhe më paqësore, në vend dhe në botë. Zgjerimi është investimi më i mirë që mund të bëjmë sot për të ardhmen tonë”, tha ai.
“Unë besoj se Mali i Zi mund të jetë vendi i 28 në 2028’”, tha António Costa. Presidenti i KE vlerësoi përparimin e bërë nga Shqipëria në rrugën e anëtarësimit.
“Mali i Zi ka bërë përparimin më të madh dhe ambicia e tyre për të mbyllur negociatat deri në fund të vitit 2026 duket e besueshme, nëse ata vazhdojnë me të njëjtin angazhim dhe punë intensive për reformat e kërkuara. Shqipëria ka arritur progres të theksuar në rrugën e anëtarësimit “, tha Costa.




















