Pas muajsh déjà-vu, kufijsh të mjegullt dhe energjish që riktheheshin vazhdimisht për të kërkuar qartësi, Saturni, planeti i përgjegjësisë, karmës, strukturës dhe mençurisë së fituar me mundim, më në fund lëvizi drejt në shenjën e Peshqve.
Ky është një moment për të integruar çdo gjë që kemi mësuar. Ky tranzit shënon një pikë kthese të rëndësishme, duke sjellë të vërtetën, mbylljen dhe një ndjenjë më të thellë përgjegjësie personale. Është si të largohet mjegulla dhe të shohësh qartë atë që ke ndërtuar dhe për çfarë ke punuar deri tani.
Për të kuptuar rëndësinë e këtij momenti, duhet të kthehemi pak pas. Saturni hyri për herë të parë në Peshq në mars të vitit 2023, duke na zhytur të gjithëve në një sezon të fortë introspektiv.
Gjatë udhëtimit të tij përmes kësaj shenje Uji, na detyroi të përballemi me prirjet tona për t’i ikur realitetit, në mënyrë që të ristrukturojmë kufijtë tanë emocionalë e shpirtërorë dhe të marrim përgjegjësinë për gjërat që shpesh i shmangim.
Në maj të vitit 2025 Saturni hyri në shenjën e Dashit. Zoti i Karmës na dha një paralajmërim të shkurtër për një kapitull të ri që po afronte, një kapitull i ndërtuar mbi veprim, liri dhe guxim.
Por kjo pamje e së ardhmes zgjati pak. Më vonë Saturni u kthye në prapavijë dhe sërish në Peshq.
Kthimi i tij në këtë shenjë të ndryshueshme mund të jetë ndjerë si punë e papërfunduar, sikur një kapitull i vjetër të hapej përsëri për t’u rishikuar. Që atëherë kemi rishikuar modele emocionale të së shkuarës, përfundime të pazgjidhura, çështje kufijsh dhe lidhje karmike që nuk mund t’i shmangnim dot.
Saturni në prapavijë te Peshqit na ka detyruar të ngadalësojmë aq sa duhet për të kuptuar se çfarë na ka thënë intuita gjatë gjithë kohës. Përfundimet kërkonin rishikim dhe mbylljet kërkonin një thellësi tjetër.
Lexo më poshtë se çfarë do të thotë Saturni që lëviz drejt për secilën shenjë të horoskopit:
Dashi
Një zgjedhje personale bëhet pikë kthese e fuqishme për ty.
Diçka me të cilën je përballur vetëm përbrenda vetes: një frikë, një zakon, një histori që nuk e thua me zë të lartë më në fund merr kuptim. Mund të shkëputesh nga një model i vjetër, të braktisësh diçka që të shteron ose të lejosh veten të pushosh pa faj.
Demi
Je në ngritje.
Po vjen qartësi në një miqësi, bashkëpunim apo situatë kolektive dhe është e pamundur të injorohet. Mund të vendosësh kufij të fortë dhe të kuptosh kush të mbështet realisht.
Binjakët
E vërteta profesionale bëhet kristal e pastër.
Një projekt mund të arrijë një moment vendimtar ose më në fund të kuptosh çfarë dëshiron në karrierë. Motivimi rritet dhe dëshira për t’u paraqitur më me qëllim bëhet më e fortë.
Gaforrja
Diçka që ke shmangur prej kohësh është më e lehtë për t’u përballur tani.
Mund të angazhohesh seriozisht në një studim, besim ose perspektivë të re. Botëkuptimi yt po shndërrohet në mënyrë të qëndrueshme dhe të pjekur.
Luani
Një çështje financiare ose emocionale arrin në pikën e së vërtetës.
Mund të mbyllësh një marrëveshje, të paguash diçka ose të thuash më në fund atë që të duhet në një situatë të ndjeshme. E kupton qartë ku po shkon energjia, koha dhe paratë e tua.
Virgjëresha
Një dinamikë marrëdhënieje bëhet e qartë.
Mund të risistemosh angazhimet ose të largohesh nga diçka që e ka mbaruar ciklin. Bisedat janë më të vërteta dhe më produktive.
Peshorja
Jeta e përditshme po riformësohet.
Mund të organizosh orarin, të nisësh një zakon të ri shëndeti ose të vësh nën kontroll një proces pune. Diçka e vogël që e ke lënë pas dore bëhet e lehtë për t’u rregulluar dhe krijon një efekt çlirues.
Akrepi
Pak disiplinë i rikthen energjinë artit ose dashurisë.
Një projekt krijues, situatë romantike apo pasion që ke rrotulluar për kohë të gjatë më në fund ecën përpara. Mund të vendosësh kufij me dikë në dashuri, të riangazhohesh në një projekt ose ta marrësh veten seriozisht si krijues/e.
Shigjetari
Çështjet e shtëpisë dhe familjes arrijnë një pikë kthese.
Mund të riorganizosh një hapësirë, të vendosësh një kufi me dikë nga familja ose të marrësh një vendim të vonuar për jetesën. Po bëhesh më i/e qëndrueshëm/me.
Bricjapi
Një bisedë që ke shmangur më në fund ndodh.
Mund të rikthehesh te një temë e vjetër që ka nevojë për vendim ose të angazhohesh në diçka që lidhet me shkrimin, të folurin apo planifikimin. Qartësia që vjen tani është çliruese.
Ujori
Paratë, qëndrueshmëria dhe vlera personale marrin një përmirësim të fortë.
Je duke u bërë më i/e sinqertë me veten për mënyrat si shpenzon, ose mëson të vlerësosh veten më shumë në një marrëveshje. Ndryshon mënyra si trajton burimet, përfshirë energjinë tënde.
Peshqit
Përgatitu për një zbulim personal madhor.
Po e sheh veten qartë për herë të parë pas shumë kohësh: çfarë dëshiron, çfarë nuk toleron më dhe ku po rritesh. Është momenti të angazhohesh me versionin tënd të ri dhe të mbyllësh modelet që të kanë mbajtur pas. Është një rilindje e qetë, por shumë e fuqishme.




















