Për Sylvinho-n ndeshja me Poloninë do të jetë e veçantë pasi ka debutuar në pankinën kuqezi pikërisht përballë këtij rivali. Por pas shortit të ditës së zotme Sylvinho, nga Zyrihu, la të kuptohej se ndeshja e marsit do të jetë shumë ndryshe.
“Pres një Poloni tjetër nga ajo që na ka mundur në ndeshjen time të parë. Kanë ndryshuar shumë lojtarë dhe trajnerin”, tha komisari teknik brazillian.
Mes të tjerash sylvinho nuk pranoi që të bënte parashikime pasi deri në mars mund të ndodhin shumë gjëra.




















