Gjykata Kushtetuese ka dhënë sot vendimin përfundimtar në lidhje me fatin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Me 5 vota pro dhe 3 kundër, Gjykata ka rrëzuar vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij, duke e cilësuar antikushtetues.

Vendimi u mor vetëm tre ditë pas shqyrtimit të ankimit të paraqitur nga Veliaj në seancën maratonë të zhvilluar më 31 tetor, duke u cilësuar si një nga vendimmarrjet më të shpejta të këtij institucioni në vitet e fundit.

Sipas vendimit, Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar edhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të reja në Tiranë, duke konfirmuar se Erion Veliaj vijon mandatin e tij si kryetar i Bashkisë.

Votat në Gjykatën Kushtetuese

Pro vendimit në favor të Veliajt votuan:

Sander Beci

Ilir Toska

Fiona Papajorgji

Marsida Xhaferllari

Mariana Semini

Kundër vendimit ishin:

Holta Zaçaj

Sonila Bejtja

Gent Ibrahimi