SPAK ka propozuar Joni Ketën, aktualisht zëvendësdrejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit, për të marrë drejtimin e institucionit. Emri i tij pritet t’i dërgohet së shpejti Këshillit të Lartë të Prokurorisë për votim dhe miratim.
Njoftimi
Komisioni i Përzgjedhjes përcakton kandidatin për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit
Komisioni i Përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në mbledhjen e tij të datës, 26.11.2025, në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe Bashkimit Europian, vendosi t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për emërim, në pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, z.Joni Keta, për një mandat 5-vjeçar.
Duhet thënë se Lexo.al ka pasur burime të besueshme që në datë 26 Qershor mbi formalitetin e përzgjedhjes, i cili sipas të dhënave ka hije për paracaktim.
Megjithatë Jon Keta ka qenë kandidat me avantazhin e kohës, duke qenë se ka mbajtur postin e zv.Kreut të BKH, edhe kjo ndoshta nuk e vendos në dyshim procesin edhe pse burimet e kanë parashikuar.




















