Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Mërkuri në të kundërt te Shigjetarët do të vazhdojë deri në datën 19. Kjo do të thotë që pjesën e vonesave, anulimeve, përplasjeve t’i marrim shtruar dhe të mos e ngarkojmë veten.

Por Venusi te Akrepat ndihmon në të njëjtën kohë për të hequr detyrimet ekonomike ose për të rregulluar këmbimet ekonomike.

Përsa i përket shenjës që duhet të laj borxhet brenda dy ditëve, bëhet fjalë për Akrepin. Konsultohuni me ekspertë të fushës, këshillon Meri Gjini, në mënyrë që të jeni gati kur Mërkuri në të kundërt të vi te ju, në fund të këtij muaji.

Dashi
Do të merren me çështjet e familjes që kanë nisur që nga dje dhe do të vazhdojnë deri nesër. Në fundjavë do të kenë nevojë për t’u arratisur nga agjenda e të përditshmes. Kjo mund të jetë edhe në kuptim metaforik.

Demi
Pjesa sociale-shoqërore do të jetë ambienti që do të zgjedhin për t’u larguar nga detyrimet e veta. Mërkuri në të kundërt, së bashku me Marsin në vendosje të rëndësishme, i bën Demat të duhet të shmangin vendime jetësore. Të paktën edhe sot shmangini.

Binjakët
Ndihen të lodhur dhe të ngecur në kuadratin e vet. Sa më shumë t’i afrohemi fundjavës, do të mundohen të jenë më të qeshur dhe më të relaksuar nga ngarkesat e javës.

Gaforrja
Nga dje kemi Jupiterin në të kundërt aty. Por është hyrje pozitive. Çfarë ka të bëjë me çështje zyrtare, ligjore, shkresa, shtëpie, çatie është një 3-ditësh për t’u diskutuar se si rregullohen dhe si korrigjohen. Jupiteri është korrigjues për ata që nuk kanë ndërmarrë lëvizje dhe nuk i kanë bërë gjërat në kohën e duhur.

Luani
Gjatë gjithë javës, humori i tyre ka qenë i mirë, ose kanë pasur vështirësi që kanë dashur t’i anashkalojnë. Duket sikur janë në proces diskutimesh për të marrë hapa të caktuar. Sot ka luhatje humori, pasi Mërkuri dhe Marsi ndodhen në një pozicion që bashkëvepron me Luanët. Pengohet pak evolucioni praktik i tyre.

Virgjëresha
Do të merren me diskutime që kanë të bëjnë me paratë. Do të merren me gjëra të vogla për të rregulluar humorin e tyre. Lehtësimin do ta ndjeni që në orët e pasdites sot. Nuk është koha për firmosje apo udhëtime.

Peshorja
Mërkuri nuk ndikon shumë te Peshorja. Konkretisht, fundjava u jep mundësinë të qartësohen ose të thonë “PO” një propozimi të rëndësishëm në lidhje me punën.

Akrepi
Duhet të shfrytëzojnë këto dy ditë, sot dhe nesër, për të mbyllur detyrimet. Çështjet që kanë mbetur prej kohësh këmbime ekonomike, borxhe apo çështje ligjore këto dy ditë duhen menduar mirë ose duhet të konsultohen me ekspertë të fushës për të projektuar më qartë lëvizjet kur Mërkuri të kalojë në të kundërt te ata.

Shigjetari
E kanë te vetja këtë Mërkur në të kundërt. Do të merren me çështje personale. Dikush do të merret me fizikun e tij, dikush me një familjar. Jep mundësinë për të korrigjuar çfarë duhet korrigjuar, për të qenë më të fortë që në fund të muajit të përballojnë periudhën e fortë të zhvillimit që i pret.

Bricjapi
Mërkuri në të kundërt te Shigjetarët duket sikur është përmbyllës, për të pastruar pjesën sociale dhe shoqërore. Në fundjavë do të merren me familjen, shtëpinë ose pastrimin dhe arredimin.

Ujori
Duhet të jenë të kujdesshëm për emrin e tyre, statusin, PR-in. Ka të bëjë me energjinë. Ta mbrojnë dhe ta korrigjojnë. Nëse duhet të korrigjohen, le ta bëjnë edhe sot. Nga e hëna lehtësohet agjenda dhe vëmendja kthehet për mirë nga ju.

Peshqit
Duhet të merren me prioritetin e momentit, që janë çështjet e shëndetit që dalin në sipërfaqe. Fundjava jep mundësi shumë të mirë për t’u marrë me shtëpinë dhe me paraqitjen tuaj.