Francesco Totti dhe Marco Materazzi bëhen bashkë për një program të ri të drejtuar nga Pierluigi Pardo me ish kapitenin legjendar të Romës dhe ish mbrojtësin e Interit që tregojnë historitë dhe prapaskenat e futbollit italian.
Dy kampionët e botës në 2006 u vunë përballë njëri-tjetrit në një dialog pa filtra duke ndarë analiza të mprehta dhe prapaskena personale për karrierat e tyre duke prekur tema të rëndësishme si trajnerët, botërori i Gjermanisë, zhgënjimi i 5 majit të 2022 dhe krahasimet mes më të mëdhenjve në historinë e futbollit.
I pyetur për lojtarët më të mëdhenj të historisë, Francesco Totti përpiloi klasifikimin e tij personal: ‘Maradona është vetë futbolli, pastaj është Ronni(Ronaldo Fenomeni) që për mendimin tim është mbi të gjithë, është poezi, i vetmi për të cilin ndjej keqardhjen që s’kam luajtur kurrë së bashku. Vetëm më pas vijnë Messi dhe Cristiano Ronldo-tha Totti.
Një mendim që gjeti mbështetjen e Marco Materazzit që ka qenë shok skuadre me Ronaldon: ‘Në stërvitje, në lojën 1 për 1, sa herë që Ronaldo kishte topin, kthehesha dhe I thërrisja Cordobas dhe i thosha; shko ti’-tregon ish mbrojtësi italian.
Më pas ish kapiteni verdhekuq i bëri homazh të gjithë trajnerëve të tij që kanë lënë më shumë gjurmë duke përkufizuar Carlo Mazzonen si krijuesin e gjithckaje që e menaxhoi plotësisht kur ishte 17 vjec, ndërkohë që vlerësoi në maksimum Jose Mourinho. ‘Trajneri nr.1 solli një trofe pas shumë e shumë viteve-tha Totti që kujtoi edhe Antonio Cassano-e rrita vetë sapo erdhi, për mua ishte si një vëlla i vogël. Është i mirë si buka dhe pse ndonjëherë i drejtpërdrejtë pak më shumë sec duhet’
Në anën tjetër, Marco Materazzi befasoi teksa thurri elozhe për një ish rival të tij dhe shok skuadre te kombëtarja: ‘Për brezin tim, Alessandro Nesta ishte mbrojtësi më i fortë në mënyrë absolute-tha Materazzi-më i fortë se Maldini dhe Baresi, për mendimin tim. Si admirues i tij, kur m’u desh ta zëvendësoja në kombëtare në 2006 shpresoja deri në fund që të rikthehej’.
Ish futbollisti i Interit më pas risolli në kujtesë zhgënjimin më të madh të karrierës së tij: ‘Do ta shkëmbeja titullin e 5 majit të 2002 me 2-3 trofe të tjerë që i kam fituar-tha Materazzi-ishte viti i rindërtimit dhe askush nuk e priste të arrinim deri aty’.
E paevitueshme ishte tema e triumfit në 2006, titulli i 4-t botëror për Italinë. Totti foli për mbështetjen e Marcello Lippit për rikuperimin e tij në kohë rekord. ‘Më priti që nga dita kur pësova dëmtimin’, ndërsa Materazzi kujtoi golin në finale: ‘Atë mëngjes Cannavaro më tha se Henry kishte frikë nga unë. Kur kërceva ai u mor shumë pak me kohën dhe unë arrita në kohën e tretë’




















