Prokuroria e Stambollit lëshoi urdhërarresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe 36 persona të tjerë, nën akuzën për gjenocid, lidhur me operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza.
Urdhrat e arrestit përfshijnë zyrtarë të lartë izraelitë, mes tyre ministrin e Mbrojtjes Israel Katz, ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir, ministrin e Kufijve dhe Sigurisë Eyal Zamir, si dhe komandanti e Forcave Detare David Saar Salama.
Prokuroria ka përmendur disa ngjarje që datojnë nga tetori 2023, përfshirë sulmin ndaj Spitalit Al-Ahli Baptist më 17 tetor 2023 dhe dëmtimin e Spitalit Ebli Baptist më 21 tetor 2023.
Akuzat bazohen në pretendime se forcat izraelite kanë targetuar qëllimisht civilët dhe infrastrukturën, duke bllokuar ndihmën humanitare dhe qasjen në shërbime mjekësore.
Turqia ka qenë ndër kritikët më të ashpër të fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza, e cila nisi pas sulmeve të Hamasit në jug të Izraelit në tetor 2023.




















