Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë Erion Veliajt dhe rrëzoi vendimin e qeverisë për ta shkarkuar nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës dhe dekretin e presidentit për zgjedhjet. Rama tha se Tirana nuk mund të drejtohet me delegim.

“Duhet të ishte kryetari për të prezantuar buxhetin, por e dini situatën. Është për të ardhur keq, por ka shumë gjëra për të ardhur keq. Por përfundimisht nuk ka ca na vjen keq por të shohim përpara. Çfarë unk thuhet në këtë vend por nuk ëshë vetëm ky vend. E gjithë bota jeton në një atmosferë nga dhjetërat e titujve në sekondë nëpër faqet e botës dixhitale dhe ndër 100 tituj që lexoni, ju siguroj, për sa na takon, 95% janë ose gjysmë të vërteta ose komplet rrena. E solla këtë në vëmendje se kur kryetari i bashkisë u mor nga zyra për tu mbyllur në qeli pa gjyq, atëherë për herë të parë e ngrita zërin lidhur me një proces të drejtësisë duke thënë se është disproporcionale për faktin se cilado qoftë arsyeja pse drejtësia heton kryetarin e bashkisë, janë të pamjaftueshme nuk di arsye për sa kohë nuk ka vrarë njeri dhe nuk është kapur në flagrancë duke bërë krim, për ta lënë Tiranën pa kryetar bashkie të zgjedhur. Gjithsesi pavarësisht se ca themi, drejtësia është e pavarur. Falë një hapi të jashtëzakonshëm që ka bërë PS për ta pavarësuar drejtësinë në Shqipëri pas 100 e kusur vitesh shtet shqiptar. Pastaj në të gjithë shkallët ku kryetari kërkoi hetimin në gjendje të lirë e humbi, dhe kur u ezauruan të gjitha shkallët ishte gjëja më normale të mendohej për qytetin e njerëzit që kanë edhe ata një të drejtë shumë të madhe themelore, për t’u qeverisur nga të zgjedhurit e tyre. Për këtë ndërmorëm hapin tjetër, që të hapim rrugën e zgjedhje në bashki. Jo për të fajësuar kryetarin e bashkisë dhe as i lidhur me faktin se mungonte në detyrë se kishte arsye të vetat, por i lidhur me faktin që kryetari në pamundësi për të kryer detyrën të mos kthehej në një problem gjithmonë e më të madh për qytetin. Asnjë qytet nuk mund të qeveriset me telekomandë apo delegim. Pavarësisht punës së madhe të Anuelës me nënkryetarët, qyteti ka nevojë për të zgjedhurin legjitim që ta drejtojë atë. Pavarësisht përpjekjes që bëmë nuk ia dolëm se Gjykata Kushtetuese refuzoi t’i hapë rrugë zgjedhjeve në Tiranë duke pamundësuar e kryetarit të bashkisë për të qenë në detyrë dhe duke përcaktuar që nuk është e drejta e këshillit bashkiak dhe qeverisë që të hapin rrugën e zgjedhjeve duke e larguar kryetarin për sa kohë ka munguar se nuk i është dhënë mundësia që të vijë. Vendim që gjykate që ne e respektojmë, madje nuk kam asnjë arsye të besoj se GJK ka bërë politikë në këtë rast. Kam arsye të besoj se Gjykata ka menduar ndryshe, por mendimi ndryshe i gjykatës të çon në konkluzionin kur kryetari i bashkisë shkon atje për të kërkuar për ta kthyer në zyrë, duhet ta kthejë në zyrë sepse vetë ka thënë që nuk mund të bëhen zgjedhje në Tiranë se ai është i zgjedhur. Atëherë ta kthejë në zyrë që të normalizohet një situatë që është çdo ditë e më e vështirë për kryeqytetin.”, tha Rama.