KQZ ka nisur shpërndarjen e materialeve zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit 2025.

Komisioni Qendror Zgjedhor po shpërndan materialet e nevojshme për procesin zgjedhor në 5 bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë.

Materialet zgjedhore, sipas kreut të KQZ Ilirjan Celibashi, përfshijnë :

Fletët e votimit
Kutitë e votimit
Proces-verbalet
Domat e fshehtësisë
… dhe të gjitha materialet e tjera që garantojnë zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me Kodin Zgjedhor.