Teksa ngelen më pak se dy orë nga mbyllja e orarit zyrtar të procesit të votimit, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi raportoi për dy problematika.
Bëhet fjalë për bashkitë Cërrik dhe Vlorë.
“Ngelen më pak se dy orë nga procesi i votimit që përfundon në orën 18:00. Nga informacionet që kemi marrë nuk rezulton te kemi probleme për zhvillimin e votimit.
Është raportuar për vetëm dy problematika një në Cerik një në Vlorë. Në Cërrik ka pretendim nga një subjekt, se një vëzhgues ka qenë duke e parë se për këtë votonte një votues, por nuk mund ta themi ende si qëndron e vërteta.
Në Vlora pas pasur një diskutim mes kryetari dhe operatores me procedurat e identifikimit. Edhe këtë rast këtë KQZ po e verifikon”-u shpreh Celibashi.




















