Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vendosur të shkarkojë Ervin Salianjin nga posti i drejtuesit politik në Njësinë 6 të Tiranës vetëm tre ditë para protestës së radhës së opozitës, e cila pritet të mbahet të hënën më 22 dhjetor.
Vendimi vjen në një moment të tensionuar për opozitën, ndërsa strukturat po përgatiten për protestën kundër qeverisë. Salianji ka qenë aktiv veçanërisht në zonën e Kombinatit, ku takimet e tij me strukturat dhe simpatizantët e PD-së janë karakterizuar nga pjesëmarrje e gjerë dhe angazhim i dukshëm i të rinjve.
Gjatë periudhës së drejtimit të Njësisë 6, Salianji kishte ndërtuar një komunikim të drejtpërdrejtë me bazën, duke fokusuar përpjekjet te aktivizimi i të rinjve dhe riorganizimi i strukturave lokale.




















