Ka përfunduar seanca në Apelin e Posaçëm, ku trupa gjykuese la në fuqi vendimin e GJKKO-së për Belinda Ballukun, Gentian Gjylin dhe Erald Elezin.

Apeli vendosi të mbajë në fuqi masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit, ndërkohë që gjykata nuk e shqyrtoi masën e pezullimit nga detyra, duke lënë të pezulluar vendimmarrjen për këtë masë tjetër sigurie.

Balluku nuk ishte e pranishme në seancë, por është përfaqësuar nga dy avokatët e saj, mes tyre motra e zv.kryeministres.