Zgjedhja e avokatit të ri të popullit u zyrtarizua me kandidaturën e Endri Shabanit, propozim i së djathtës që u mbështet nga e majta.
Përfaqësuesi i ish- të përndjekurve politik, Besim Ndregjoni shprehu dukshëm zhgënjimin nga Berisha për drejtuesin e ri në krye të këtij institucioni. Ndregjoni figuronte i pari në listën e demokratëve i pasur nga emri i Adriana Kalasë si pretendente për këtë post. Ndregjoni tha se dhënia e votave për Shabanin është një skandal politik kombëtar dhe se në vendet demokratike duhet të ishte dhënë dorëheqja.

“Firmat e Shabanit e kanë çuar Partinë Demokratike në zgripin më të madh politik. Opozita duhet të jetë e fuqishme për të nxitur dhe denoncuar parlamentin. Nuk kam pritur nga opozita të më zgjedhë mua avokat.

Linja ideologjike është problem në PD: a t’i qëndrojmë populizmit të viteve ’90 apo të paraqesim një parti konservatore? Ky është problemi madhor.

Nuk ia pranoj Berishës një argument të tillë. Më 3 dhjetor, një ditë para se të mbylleshin kandidaturat, Gjykata Kushtetuese nuk lejoi zgjedhjet lokale në Tiranë. Këtu duhet të dalin ata që kanë dalë nga votat dhe t’u thonë të përndjekurve politikë: “Na falni!”.

Dhënia e votave për Shabanin është një skandal politik kombëtar, ku në vendet demokratike do të kishin dhënë dorëheqjen. Ka heshtje ndaj antikomunistëve.”