Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e përfundimit të vitit, duke vënë në pah arritjet kryesore dhe pritshmëritë për vitin 2026, si edhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në mesazhin e saj, Ambasada thekson rëndësinë e bashkëpunimit dhe vlerave të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke kujtuar ngjarje të rëndësishme si vizita historike e anijes USS Mount Whitney në brigjet shqiptare, si dhe faktin që SHBA do të presë ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në vitet në vijim.

Teksti i plotë i urimit të Ambasades së Shteteve të Bashkuara në Tiranë është si më poshtë:

“Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë!”

Mesazhi mbyllet me urimin për Vitin e Ri, duke reflektuar optimizëm për të ardhmen dhe vazhdimësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.