Gjykata Kushtetuese njofton se shqyrtimi paraprak i çështjes me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, i planifikuar për nesër, është shtyrë. Mbledhja e Gjyqtarëve do të zhvillohet më datë 12.12.2025.
Shtyrja u vendos për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese, agjendës së Gjykatës, si dhe bazuar në kërkesën e disa prej anëtarëve të saj.
Gjykata thekson se vendimmarrja e Mbledhjes së Gjyqtarëve do të publikohet rregullisht në faqen zyrtare të saj.




















