Përfaqësuesit amerikanë, pjesë e misionit të asistencës për institucionet e drejtësisë, janë shfaqur sot në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), duke shënuar një rikthim të dukshëm në proceset e monitorimit një prani që ishte vënë në dyshim kohët e fundit.
Këtë të martë, KLP është mbledhur për të votuar propozimin e SPAK për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ku SPAK ka propozuar Jon Ketën si drejtues të ri. Në sallë kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues amerikanë, të cilët kanë ndjekur nga afër ecurinë e mbledhjes dhe debatet procedurale që shpërthyen në fillim lidhur me mënyrën e paraqitjes së relacionit të SPAK.

Prania e amerikanëve e konfirmuar në minutat e fundit

Sipas burimeve ekskluzive të lexo.al, prezenca e tyre nuk u bë publike deri pak para nisjes së mbledhjes. Pavarësisht spekulimeve të fundit se ata mund të ishin distancuar nga proceset e brendshme të drejtësisë, sot u konfirmua se misioni amerikan vijon të jetë fizikisht i pranishëm në çdo hap të rëndësishëm.

E rëndësishme, përfaqësuesit amerikanë nuk marrin vendime dhe nuk ndërhyjnë në procesin e votimi roli i tyre është vetëm monitorues dhe mbështetës teknik.

Do të jenë të pranishëm edhe më 11 dhjetor gara për kreun e SPAK

Përfshirja e tyre nuk ndalet me procesin e sotëm. Burime të sigurta për lexo.al konfirmojnë se amerikanët do të jenë të pranishëm edhe më 11 dhjetor 2025, gjatë seancave dëgjimore dhe testimit të katër kandidatëve për drejtimin e SPAK:

  1. Adnan Xholi
  2.  Doloreza Musabelliu
  3. Elvin Gokaj
  4. Klodian Braho

Ata do të ndjekin procesin nga afër, si pjesë e rolit të tyre monitorues, por pa marrë pjesë në vendimmarrje një detaj që KLP e ka theksuar gjithmonë.

Kujtesë, si u zgjodh Altin Dumani?

Procesi i zgjedhjes së kreut të SPAK ka qenë gjithmonë objekt interesimi maksimal. Në dhjetor 2022, Altin Dumani u zgjodh në krye të SPAK pas një procesi transparent të ndjekur nga afër edhe nga partnerët ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësues amerikanë. Edhe atëherë, roli i tyre ishte i njëjtë, prani, monitorim./Lexo.al