“Europa duhet të përmbajë premtimin për integrimin tonë në BE”.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me sipërmarrës ekspertë ndërkombëtarë, organizuar nën kujdesin e Delphi Forum, për të diskutuar mbi hapësirat për zhvillim që ofron Shqipëria. Ai tha se shumë grupkapituj të Shqipërisë janë hapur, ndërsa shtoi se vijohet me zbatimin e reformave. Ai iu bëri thirrje investitorëve të huaj që të investojnë në vendin tonë.

“Kapitali nuk zgjedh rastësisht dhe këtë ne e dimë, shkon aty ku ka potencial. Sot Shqipëria është kjo. Një vend me stabilitet dhe drejtim. Po kthehemi një korridor zhvillimi nga veriu në jug.
Porti i ri i Durrësit do të bëhet një nga hapjeve më të të rëndësishme në Mesdhe që lidh Europën me Shqipërinë dhe Ballkanin.
Shqipëria ka një rritje që nuk vjen nga sloganet por nga reformat.

Po ndërtojmë një shtet të thjeshtë e të efektshëm. Eruopa 2030 nuk është shpresë por destinacion dhe busulla jonë është e qartë. Negociatat janë të hapura, objektivi ynë është realist dhe i arritshëm me një kusht, që Europa të mbajë premtimin dhe që së bashku ne t’i përmbahemi kalendarit për të cilin jemi marrë vesh bashkarisht. Anëtarësimi në 2030 është absolutisht i mundshëm. Nuk jemi duke pritur për Europën, por të ndërtojmë Europën këtu.